Kush do ta përfaqësojë Kosovën në OKB më 4 dhjetor?

Më 4 dhjetor, shefat e qeverive të Kosovës dhe Serbisë do t’i përfaqësojnë vendet e tyre në seancën e radhës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York.

Lajme

24/11/2014 17:47

MPJ ia ka konfirmuar Indeksonline se seanca, e cila ka qenë e parashikuar të mbahej në nëntor, do të mbahet në fillim të dhjetorit pasi Serbia kishte kërkuar shtyrjen e seancës.

Në këtë takim do të prezantohet raporti i rregullt tremujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban ki-Mun për Kosovën.

Derisa dihet sigurt që Serbia do të përfaqësohet nga kryeministri Aleksandar Vuçiq, mbetet ende e paqartë se kush do ta përfaqësojë Kosovën?

Deri më tani janë disa opsione, pasi Kosovën mund ta përfaqësojë Hashim Thaçi, si kryeministër në detyrë, Isa Mustafa si kryeministër i ri, apo ndonjë politikan tjetër i zgjedhur si kryeministër konsensual në rast se PDK-LDK nuk arrijnë pajtim që posti i kryeministrit t’i jepet njërit prej liderëve të këtyre dy partive.