Kush do ta fitonte spektaklin nga një përballje e mundshme Nike – Adidas?

Markat e njohura Nike dhe Adidas sot kanë marrëveshje sponsorizimi me yjet më të mëdha të sportit.

Sport

16/03/2019 09:51

Këto dy brende, përkujdesen për veshmbathjet e futbollistëve më të mirë që ka sot bota e futbollit.

Adidas, së fundi ka ofruar edhe yllin e Real Madridit, mesfushorin Isco, pjesë e të cilit janë edhe Lionel Messi, Karim Benzema dhe Mohamed Salah.

Kuq nuk qëndron as Nike, me Cristiano Ronaldon, Kylian Mbappe dhe Neymar.

Këto dy marka të veshmbathjeve, me marrëveshjet që kanë me lojtarët, mund të krijojnë dy super-formacione, që tifozëve të fundit mund t’u dhurojnë një nga ndeshjet më interesante në histori të futbollit.

Por kush do ta fitonte këtë përballje, Nike apo Adidas, Ronaldo apo Messi?/Lajmi.net/