Kusari – Lila në Universitetin e Gjakovës, nuk paraqet konflikt interesi

Emërimi i Mimoza Kusari-Lilës si anëtare e bordit të Universitetit të Gjakovës, nuk cilësohet si një situatë me konflikt interesi.

Lajme

29/10/2015 17:05

Ani pse një grup i studentëve të këtij Universiteti e kanë dërguar këtë rast në Agjencionin Kundër Korrupsionit, ku ky i fundit për shkak të mungesës së provave e ka mbyllur këtë, raporton lajmi.net.

Këtë e bëri të ditur vet kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, në rrjetin social Fcaebook.

Ky është postimi i plotë i Mimoza Kusarit:

Pas shqetësimeve të ngritura nga studentët në Universitetin e Gjakovës rreth emërimit tim si anëtare e bordit të UGJ dhe dërgimit të rastit në Agjencionin Kundër Korrupsionit nga një grup i caktuar brenda UGJ, sot pranova këtë vendim ku ndër të tjera thuhet se:

“Mbyllet rasti me nr AKK-03-02-2661/15, për znj Mimoza Kusari- Lila, Kryetare e Komunës së Gjakovës, për shkak se nuk ka prova të mjaftueshme që e cilësojnë situatën me konflikt interesi.”
Për më shumë mund të lexoni vendimin nga Agjencia Kundër Korrupsionit!

12118595_10153711324394855_6003768243511906760_n