Kusari-Lila: Ka shumë hapësirë për bashkëpunim ekonomik mbarëshqiptar
Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari - Lila tha se ende ka shumë hapësirë për bashkëpunim ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë por edhe trojeve tjera shqiptare.

Lajme
Në emisionin “Shqip”, ajo ka thënë se shqiptarët shpesh humbin fokusin politik, duke u përqendruar më shumë në politika afatshkurtra.
“Mendoj se ka hapësirë të madhe për bashkëpunim ekonomik. Ndjej se ende në Tiranë dhe Prishtinë ndjehet ndikimi i politikave të grupeve të caktuara ekonomike. Arsyeja që Serbia është një akter në Ballkan lidhet me forcën ekonomike që ka. Nëse shikohet numri i shqiptarëve në Ballkan, ne jemi të barabartë dhe parashihet ta kalojmë kombin serb”, tha ajo.
“Prandaj shpeshherë humb ky fokus, duke u fokusuar në politika afatshkurtra e jo në ato afatgjate”, tha Kusari-Lila.
Ajo shtoi se ende ka shumë hapësirë të pashfrytëzuar mbarëshqiptare në nivelin ekonomik.
“Ka shumë hapësirë të pashfrytëzuar mbarëshqiptare në nivelin ekonomik”, tha Kusari-Lila në Top-Channel.