Kusari-Lila e dëshpëruar nga loja Prishtina – Peja
Prania e njësisë speciale në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, e ka dëshpëruar kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila. Ajo reagoi në rrjetin social Twitter.
Lajme
Prania e njësisë speciale në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, e ka dëshpëruar kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila.
Ajo në rrjetin social Twitter, ka treguar për gjendjen e sallës, duke treguar që është e dëshpëruar me atë çka po sheh.
“Salla e zbraztë, njësia speciale në parket në vend të lojtarëve. Dëshpërim rezultati i imponuar. Mundemi më mirë”, ka shkruar Mimoza Kusari.
Basketbollistët e Pejës, janë tërhequr nga parketi duke u solidarizuar me tifozët e tyre “Shqiponjat”, të cilët u dëbuan nga Palestra e Sporteve “Shani Nushi” pas përleshjes më tifozët prishtinas “Plisat”.
Gjysmëfinalja mes Sigal Prishtinës dhe Pejës, është ndërprerë në minutën e 28-të. Ndërsa pas përleshjes së tifozëve, në sallë janë parë edhe forcat speciale të Policisë së Kosovës.