Kusar-Lilia: Paragjykimet për rolin e gruas në urbanizëm janë gjithandej

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, po merr pjesë në Samitin Ndërkombëtar të femrave kryetare, që po mbahet në Stamboll.

Lajme

28/03/2015 11:47

Kusari –Lilia ka thënë se ndihet shumë e lumtur që përfaqëson Kosovën në këtë samit, ku nikoqire është Kryetarja e Avcilar, Handan Toprak Benli, e vetmja Kryetare femër në rajonin e Stambollit.

Ajo në një postim në Facebook ka thënë se numri i vogël i grave në pushtetin lokal tregon se paragjykimet për rolin e gruas janë të pranishme.

“E lumtur të përfaqësoj Kosovën si Kryetarja e vetme femër e një komune në Samitin Ndërkombëtar të femrave Kryetare në Stamboll” .

“Nikoqire e këtij organizimi është Kryetarja e e Avcilar, Dr. Handan Toprak Benli, e vetmja Kryetare femër në rajonin e Stambollit nga partia e Babait të Turqisë Moderne, Kemal Ataturk”.

“Kryetare komunash nga, India, Italia, Greqia, Franca, Turqia, Bullgaria, Palestina, Polonia dhe përfaqësuese të Këshillit të Evropës janë duke marrë pjesë Konferencë”.

“Përkundër distancës gjeografike, ngjashmëritë janë të mëdha në mes nesh. Fakti se nuk kemi shumë gra në pushtetin lokal tregon se paragjykimet për rolin e gruas në urbanizëm, zhvillim lokal dhe përgjegjësi të plotë për një komunë, janë ende të forta gjithandej”, ka shkruar Kusari-Lila.