Kurzawa refuzon Interin

Layvin Kurzawa ka refuzuar propozimin e Inter.

Sport

13/01/2020 18:14

Anëtari i Paris Saint Germain, Kurzawa, nuk është pajtuar me ofertën e parë të nisur nga Inter.

‘L’Equipe’ shkruan se Inter ka shfaqur interesim, madje i ka bërë ofertë vet lojtarit, por ky i fundit ka refuzuar propozimin e tyre, transmeton lajmi.net.

Kurzawa ka pasur mungesë minutash me PSG gjatë këtij sezoni, dhe synimi i tij është të largohet nga Parisi.

Refuzimi për Inter thuhet të ketë ardhur si pasojë e dëshirës së lojtarit për të kaluar në Premierligë. /Lajmi.net/