Kurtit i shkon një propozim për ndaljen e grevës: Qeveria të pajtohet për dhënien e 75 eurove

Sektori privat i Kosovës vazhdon të jetë i pakënaqur me vendimin që Qeveria Kurti mori për ta në Pakon për Përballje me Inflacionin. Gjatë ditës së sotme, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka njoftuar se i ka dërguar edhe një letër kryeministrit Kurti, duke kërkuar disa përgjigje për trajtimin e punëtorëve të…

Lajme

27/09/2022 15:05

Sektori privat i Kosovës vazhdon të jetë i pakënaqur me vendimin që Qeveria Kurti mori për ta në Pakon për Përballje me Inflacionin.

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka njoftuar se i ka dërguar edhe një letër kryeministrit Kurti, duke kërkuar disa përgjigje për trajtimin e punëtorëve të sektorit privat, shkruan lajmi.net.

Tutje Azemi, ka propozuar edhe një zgjidhje të ngërçit të dialogut BSPK-Qeveri, në mënyrë që kaosi të eliminohet.

“Propozojmë që të dy palët të pajtohen që shuma e kërkuar nga 100 euro nga SBASHKU dhe oferta e juaj e Qeverisë  për 50 euro, kjo shumë të jetë 75 euro, që ky kaos të eliminohet.”, thuhet në kërkesën e SPSPK-së.

Ndryshe, kjo është java e pestë e grevës e cila ka përfshirë sistemin arsimor dhe shërbyesit civil.

Qeveria kishte njoftuar se gjatë muajit të ardhshëm do të ndalen pagat e të gjithë grevistëve.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, në disa media nënkryetari i SBASHK-ut Ymer Ymeri, kishte deklaruar se greva mund të ndërpritet sepse qeveria nuk po ndërmerr asgjë.

Ai kishte thënë se do të realizojnë një takim me kryesinë dhe pastaj do të marrin vendim./Lajmi.net/