Kurti zihet ngushtë me pyetje e u ik gazetarëve: Nuk bënë, hajdeni në Qeveri

Kryeministri Albin Kurti gjatë së premtës e ka vizituar Klinikën e Onkologjisë për të parë funksionalizimin e një paisjeje. Por e papritur ndoshta për të ishte se gazetarët e përballën atë me zhvillimet në vend, shkruan lajmi.net. Kurti ka refuzuar të përgjigjet kur është pyetur nëse ka qenë në dijeni për të kaluarën e Radoica…

Lajme

11/08/2023 12:34

Kryeministri Albin Kurti gjatë së premtës e ka vizituar Klinikën e Onkologjisë për të parë funksionalizimin e një paisjeje.

Por e papritur ndoshta për të ishte se gazetarët e përballën atë me zhvillimet në vend, shkruan lajmi.net.

Kurti ka refuzuar të përgjigjet kur është pyetur nëse ka qenë në dijeni për të kaluarën e Radoica Radomiroviq, i cili u emërua në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Përkundër insistimit të gazetarëve, Kurti po ashtu nuk ka pranuar të flasë as për Dragisha Millenkoviq, i arrestuar më 21 qershor në fshatin Kishnicë. Sipas avokatit të këtij të fundit, i dyshuari ishte shoqëruar me Kurtin dhe i kishte dërguar libra në burg.

Kjo duket se nuk i pëlqeu shefit të Qeverisë, pasi nuk u përgjigj në pyetje e u mundua të arsyetohet se nuk është vendi i duhur.

“Nuk bënë kështu …Këtu jemi para institutit të onkologjisë dhe unë nuk besoj se keni pyetje rreth klinikës së onkologjisë… Është zëdhënësi i Qeverisë Përparimi dhe ministrat që mbajnë konferenca për media…”, ka thënë Kurti diku u largua me shpejtësi nga gazetarët e shumtë.