Kurti zbulon fakte të reja nga sulmi terrorist: Qëllimi ishte aneksimi i veriut

Kur kanë kaluar një javë nga sulmi terrorist në Banjskë, Policia e Kosovës dhe organet e tjera të sigurisë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen në tërësi të rastit. Drejtori i Përgjithshmen i Policisë, Gazmend Hoxha, të dielën ka prezantuar provat që i kanë deri më tani për grupin terrorist. Në pamjet e publikuara tha se…

Lajme

02/10/2023 10:30

Kur kanë kaluar një javë nga sulmi terrorist në Banjskë, Policia e Kosovës dhe organet e tjera të sigurisë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen në tërësi të rastit.

Drejtori i Përgjithshmen i Policisë, Gazmend Hoxha, të dielën ka prezantuar provat që i kanë deri më tani për grupin terrorist. Në pamjet e publikuara tha se terroristët serb u stërvitën në bazën ushtarake në Serbi në Kopaunik.

Kryeministri, Albin Kurti, në Twitter ka shkruar se qëllimi i sulmit terrorist ishte që të aneksohet veriu i Kosovës, shkruan Lajmi.net.

Tutje ai ka shkruar se sulmi ishte pjesë e një plani më të madh të koordinuar nga 37 pozicione të dallueshme. Ndërsa krejt ky plan do të pasonjte me krijimin e një korridori për në Serbi, në mënyrë që të bëhej furnizimi me armatim.

“Në bazë të dokumentacionit të konfiskuar,@Kosovo_Police kanë konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës përmes një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të dallueshme. Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa”, ka shkruar Kurti, në Twitter.

Nga sulmi terrorist në Banjskë mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa reagimi i Policisë së Kosovës u cilësua si një ndër aksionet  më të sukseshme, ku u arrit që të zbrapsej grupi terrorist.

Këtë sulm u vërtetua se u udhëhoqi, Millan Radoiçiq, nënkryetar i Listës Serbe dhe njëri nga personat që ka marrë në vazhdimësi mbështetje nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. /Lajmi.net/