Kurti: Vuçiq ka shumë inat dhe vrer, s’i kontribuon qetësimit të situatës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për media në të cilën ndër të tjerash ka folur për situatën në veri të vendit, pas vendimit për reciprocitet.

Lajme

22/09/2021 13:14

Kurti foli edhe rreth deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se Kosova s’e heq masën e reciprocitetit për targat e automjeteve serbe, Serbia do të ndërmarrë masa politike dhe ekonomike ndaj Kosovës.

Kurti tha se deklarimet e tilla të mbushura me vrerë nuk i kontribuojnë aspak qetësimit të situatës aktuale dhe paqes në rajon, transmeton lajmi.net.

“Së pari nuk kam arritur ta ndjek të plotë deklaratën që ka pasë Vuçiq. Besoj që cilësimet e tij për veprimet tona nuk janë të drejta dhe në anën tjetër vërejta që ka shumë inat dhe vrer që nuk i kontribuon deeskalimit të situatës. Nuk e di se për çfarë masash të Serbisë ndaj Kosovës e ka fjalën, por besoj që Kosova dhe Serbia duhet të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore duke u bazuar edhe në interesat e përbashkëta dhe vlerat europiane”./Lajmi.net/