Kurti viziton AKI-në, përmend grusht-shtetet në Ballkan

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vizituar sot Agjencinë Kosovare të Intelegjencës.

Lajme

18/02/2020 21:09

Këtë, Kurti e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se vizita është bërë për nder të 11 vjetorit të themelimit të kësaj agjencia.

“Sot kam vizituar Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë për 11 vjetorin e themelimit të saj, dhe kam falënderuar ata për shërbimin e tyre”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Ballkani është një territor shumë i paqëndrueshëm.

“Në një rajon të paqëndrueshëm të Ballkanit Përendimor ku kemi pasu dy grushtshtete të dështuara në 3 vitet e fundit, puna e tyre është e domosdoshme për sigurinë e vendit tonë”, ka thënë ai. /Lajmi.net/