Kurti vazhdon kapjen e ndërmarrjeve publike, drejtori i ri i Ujësjellsit i emëruar sot, militant i VV-së

Kryeministri në detyrë i Kosovës ditë më parë ka shkarkuar bordet e disa prej ndërmarrjeve publike në Kosovë si Telekomi, Ujësjellsi e Hekurudhat.

Lajme

07/04/2020 18:08

E në pozitat kyqe në bordet e emëruara nga qeveria Kurti në këto Ndërmarrje Publike ishin aktivistë e militantë të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan lajmi.net.

Ndërsa sot, Bordi i Përkohshëm i Kompanisë së Ujësjellsit Rajonal “Prishtina”, ka shkarkuar Zëvendëskryeshefin Ekzekutiv të kompanisë dhe zyrtarin kryesor financiar.

E në pozitën e Ushtruesit të Detyrës të Zëvendëskryeshefit Ekzekutiv të Kompanisë është emëruar Sokol Xhafa, militant i Lëvizjes Vetëvendosje.

Për shkarkimet në Ujësjellës sot ka njoftuar përmes një konference për media edhe vet kryeministri Kurti i cili ka thënë se këto shkarkime kanë qenë të shpejta për shkak se kompania po shkonte në humbje.

Në anën tjetër, ai ka vazhduar të arsyetojë kapjen e bordeve, duke pretenduar se vetëm njerëzit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë guximin për t’i shkarkuar kryeshefat e kompanive, sipas tij të korruptuar.

“Janë anëtar të thjeshtë në mesin e 50 mijë anëtarëve të VV-së dhe vetëm pse janë borde të përkohëshme. Dua të them se nuk është kollaj që ekspertët e shquar që nuk janë anëtar të asnjë partie të pranojnë të vijnë në bordin e përkoshshëm për 3-4 muaj dhe të vihen menjëherë në sprovë në luftën e krimit dhe korrupsionit. Ka qenë privilegj të jesh anëtar i Bordit në kohën e PAN-it, por tani është rrezik. Duhet të shkarkosh kryeshefa, njerëz të korruptuar, ata janë të fuqishëm. Prandaj, nuk ka pse ua ka lakmi askush këtyre në bordet e përkohshme, që erdhen nga qeveria jonë”, tha Kurti.

Në anën tjetër, në bordet e emëruara politike nga qeveria në detyrë, shumë anëtar të partisë së kryeministrit në detyrë Kurti u emëruar në pozitat më të larta si drejtorë të bordeve. /Lajmi.net/