Kurti udhëton për në Austri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Vjenë të Austrisë. Kjo është bërë me dije nga Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate për media, shkruan lajmi.net. Kryeministria bën me dije se Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor. “Kryeministri i Republikës së…

Lajme

07/12/2022 15:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Vjenë të Austrisë.

Kjo është bërë me dije nga Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate për media, shkruan lajmi.net.

Kryeministria bën me dije se Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Vjenë të Austrisë. Atje merr pjesë në Samitin e Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor, me temën  “Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor TANI! Për një shoqëri sociale, demokratike, paqësore”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/