Kurti: U thashë “na fusni brenda” kolegëve gjermano-francezë, çdo i 5-ti banor i Ballkanit jeton në Evropë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin e Cambridge në Britani.

Lajme

07/06/2022 19:25

Kurti ka kritikuar BE-në për qasjen ndaj Ballkanit, duke treguar edhe se çka u tha liderëve gjermanë e francezë në lidhje me zgjerimin e BE-së, shkruan lajmi.net.

“Po i thoja kolegëve të mi francezo-gjermanë, na fusni brenda. Çdo i pesti banorë i Ballkanit, jeton dhe vepron në Evropë. Nuk ka familje në Kosovë që s’e ka së paku një anëtar në BE. Skepticizmi evropian ndaj Ballkanit, nuk më bëjnë as cinik dhe as të trishtë. Jam kritik ndaj BE-së, sepse BE-ja më ka mësuar se si të mendoj në një aspekt kritik”, tha Kurti.

Madje sipas Kurtit, është më shumë për t’u pikëlluar për BE-në për mospranimin e Ballkanit, sesa për këtë të fundit.

“Unë pikëllohem më shumë për BE-në se sa për ne. Me kancelarin Olaf Scholz, kemi nevojë urgjente që të përgatitemi për invazionin rus”, tha ai. /Lajmi.net/