Kurti tregon se kush ia dha marrëveshjen e nënshkruar nga Thaçi që ai thotë se është sekrete

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës ka folur në një konferencë për media pas publikimit të marrëveshjes të cilën ai e quan sekrete mes Thaçit dhe ish-sekretarit të NATO-s.

Lajme

26/02/2020 14:26

Kurti ka “amnestuar” me një far forme liderin e LDK-së, Isa Mustafa që në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së pretenduar, ishte në koalicion me PDK-në, shkruan lajmi.net.

Kryeministri është nxjerrur nga kjo situatë pas pyetjes së gazetarit, duke thënë se qeveritë e shkuara janë të shkuara, dhe për këtë duhet të përgjigjen vetë ato.

“Së pari qeveritë e shkuara janë të shkuara, dhe le të përgjigjen qeveritë e shkuara, unë nuk flas në emër të tyre. Unë këtë letërkëmbim nuk e kam gjetur në zyrën time, por më është dhënë nga një zyrtar i NATO-s, të cilit i jam falënderues”, tha Kurti para gazetarëve. /Lajmi.net/