Kurti tregon se çfarë kërkoi nga Vuçiq në Bruksel, ndër to edhe dorëzimin e Radojiçiq tek autoritetet e Kosovës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha të mërkurën në Bruksel se ishte takimi i parë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, pas sulmit në Banjskë nga një grup paramilitaresh serb me financimin e Serbisë. Kurti tha se pas 9 muajve nga sulmi, kryekrimineli serb, Milan Radojicqi është i lirë në Serbi dhe mbrohet nga Serbia. “Ne…

Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha të mërkurën në Bruksel se ishte takimi i parë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, pas sulmit në Banjskë nga një grup paramilitaresh serb me financimin e Serbisë.
Kurti tha se pas 9 muajve nga sulmi, kryekrimineli serb, Milan Radojicqi është i lirë në Serbi dhe mbrohet nga Serbia.
“Ne nuk mund ta ngjallim heroin tonë, Afrim Bunjaku por Serbia duhet t’ia dorëzojë trupin paramilitar që kreu sulmin terrorist në krye me Radojciqin që gjithë ata të përballen me drejtësinë në Kosovë. Është arritur që grupi i terroristëve të identifikuar në sulmin në Banjskë të hyj në sistemin e urdhër-arrestit ndërkombëtar.39 persona të atij grupi nga 47 të identifikuar qartë ndodhen në listën e kërkimit ndërkombëtar nga Interpoli. Për aq kohë sa Radojicqi është i lirë dhe i mbrojtur në Serbi, nuk ka mirëbesim në dialogun për normalizim. Në shkurt të vitit të kaluar u dakorduam për marrëveshjen bazike në Bruksel, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e cila u shpall ligjërisht e obligueshme nga Joseph Borrell”,tha Kurti, transmeton lajmi.net.
Ai theksoi se mbi modelin e asaj ndërmjet dy Gjermanive, njohjes de fakto reciproke siguruam marrëveshje ndërmjet palëve, që njeh integritetin territorial të Kosovës dhe garanton se palët nuk do të sulmojnë njëra-tjetrën, krejt kjo bazë për fqinjësi evropiane.
“Mirëbesimi në dialog dhe në zbatim të marrëveshjes është humbur edhe me letrën që Brnabiq ka deponuar më 13 nëntor tek shërbimi i jashtëm i BE-së pasi e lexoi në pranoi të gjithë liderëve të 27 shteteve të BE-së.Ajo letër thotë se Serbia marrëveshjen bazike nuk e konsideron të pranueshme as ligjërish të obligueshme andaj duhet tërhiqet. Letra nga ish-kryeministrja në Bruksel dhe marrëveshja bazike e 27 shkurtit janë në kundërthënie themeltare me njëra-tjetrën. Për të garantuar respektimin e marrëveshjes në të ardhmen duhet që ajo të nënshkruhet, sepse vetëm nënshkrimi garanton zbatimin e saj deh të ketë tërheqje të letrës së Brnabiq dhe nënshkrim të marrëveshjes nga Vuciq.
Në takimet biletarale të zhvilluara të mërkurën ne paraqitëm këto tri kërkesa të garancisë që në fakt janë mburojë për vetë marrëveshjen bazike”,shtoi kryeministri Kurti.
Ai tha se presidenti serb nuk ishte i gatshëm të zbatojë asnjë, të nënshkruajë marrëveshjen e as të tërheq letrën por as të dorëzojë kryekriminelin serb Radojiciq.
“Ne jemi për dialog e normalizim dhe duam normalizim të marrëdhënieve për fqinjësi të mirë, Kjo bëhet me pranim në tërësi të marrëveshjes dhe zbatim të plotë të saj.Hera e parafundit kur u takuam ishte 14 shtatori i kaluar vetëm 10 ditë pas atij takimi ndodhi në Banjskë, këtë herë një ditë pas takimi Serbia ndaloi mbajtjen e festivalit “Mirëdita-Dobordan”./Lajmi.net/