Kurti: T’i përkrahim të gjithë viktimat e dhunës seksuale – Ne po angazhohemi për mbështetje institucionale dhe për drejtësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shënuar sot Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, duke kujtuar të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë ai ka thënë se gjatë viteve 1998 – 99, në Kosovë dhuna seksuale është përdorur si armë lufte nga…

Lajme

19/06/2024 09:12

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shënuar sot Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, duke kujtuar të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë ai ka thënë se gjatë viteve 1998 – 99, në Kosovë dhuna seksuale është përdorur si armë lufte nga Serbia.

Ai ka shkruar se është detyrim yni i përbashkët t’i përkrahim të mbijetuarat dhe të jemi zë i fuqishëm e krah i fortë për ato.
“Në kujtim të viktimave që kanë humbur jetën, përkulemi me respekt. Nderojmë të mbijetuarat për forcën e qëndresën e tyre. Angazhohemi për mbështetje institucionale dhe për drejtësi. Përmes ndryshimit të ligjit e kemi zgjatur afatin për aplikim për njohjen e statusit, viktimë e dhunës seksuale të luftës, deri më 15 maj 2025. Duke ua njohur vuajtjet grave dhe vajzave, burrave dhe djemve të mbijetuar, ne i inkurajojnë që të thyejnë heshtjen për këtë krim lufte”, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë: