Kurti thotë se reforma e thellë në Qendrat për Punë Sociale është prioritet i qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar reformë të thellë të Qendrave për Punë Sociale në vend. Në konferencën e dytë nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale, Kurti tha se prioritet i qeverisë së tij është mbrojtja sociale e qytetarëve. “Realizimi i Ndërtimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të mbrojtjes sociale, kërkon angazhim…

Lajme

21/03/2023 11:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar reformë të thellë të Qendrave për Punë Sociale në vend.

Në konferencën e dytë nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale, Kurti tha se prioritet i qeverisë së tij është mbrojtja sociale e qytetarëve.

“Realizimi i Ndërtimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të mbrojtjes sociale, kërkon angazhim aktiv të punonjësve social. Punonjësit social me angazhimin e tyre të përditshëm i mbështesin qytetarët në ballafaqim me problemet sociale dhe në tejkalimin e tyre. Njëkohësisht i shërbejnë edhe vendit, për të përparuar në aspektin social”, ka thënë Kurti.

Ai theksoi se përmes shtimit të kapaciteteve do të fuqizojnë këto qendra.

“E kemi projektligjin për shërbime sociale, i cili parasheh reformë të thellë të qendrave për punë sociale. Për këtë kemi bashkëbiseduar me shumë nga ju në takimet e mëhershme. Grupi punues po bën një analizë të detajuar të gjendjes në këto qendra, në raport me kapacitetet njerëzore dhe profesionale. Bashk po synojmë fuqizimin e qendrave përmes shtimit të kapaciteteve, obligimin për profesionalizimin e stafit në përputhje me obligimet e qytetarëve. Qeveria jonë krahas politikave zhvillimore e ka prioritet mbrojtjen sociale me programe adekuate dhe sidomos të qëndrueshme dhe afatgjate”, ka thënë Kurti.

Përkrahje për Qendrat për Punë Sociale kërkuan edhe organizatorët e kësaj konference.