Kurti thotë se me Bedri Hamzën nuk diskutoi për koalicion: Biseduam për bashkëpunimin në shërbim të qytetarëve

Kryeministri në detyrë, njëherësh deputeti i betuar Albin Kurti qëndroi dje në veri të Mitrovicës, por edhe në jug. Me këtë rast Kurti është parë duke hyr në zyrën e kryetarit të Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza që ishte edhe kandidat për kryeministër nga PDK-ja. Pas takimit, Hamza është parë duke e përshëndetur Kurtin deri…

Lajme

10/06/2025 12:15

Kryeministri në detyrë, njëherësh deputeti i betuar Albin Kurti qëndroi dje në veri të Mitrovicës, por edhe në jug.

Me këtë rast Kurti është parë duke hyr në zyrën e kryetarit të Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza që ishte edhe kandidat për kryeministër nga PDK-ja.

Pas takimit, Hamza është parë duke e përshëndetur Kurtin deri tek makina.

E në lidhje me këtë takim Kurti u deklarua sot.

Ai tha se me Hamzën kanë diskutuar vetëm çështje bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve dhe jo ndonjë marrëveshje politike për formimin e qeverisë.

“Kemi thënë në komunikatën tonë. Bashkëpunimin në shërbim të qytetarëve të të dy komunave, të dy anëve të lumit të Ibrit,” tha Kurti.

Këtë deklarim Kurti e bëri gjatë qëndrimit në Prizren, në organizimin e bërë për 147 vjetorin e themelimit të Lidhjes së Prizrenit./Lajmi.net/