Kurti thërret konferencë urgjente pas shpërthimit në Zubin Potok
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të mbajë sonte konferencë për media duke filluar nga ora 23:30. Konferenca mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, pas shpërthimit që ndodhi në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, me ç’rast ka ardhur edhe deri te ndërprerja me furnizim me ujë të pijes për qytetarët. Ekspertët e fushës përkatëse…
Lajme
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të mbajë sonte konferencë për media duke filluar nga ora 23:30.
Konferenca mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, pas shpërthimit që ndodhi në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, me ç’rast ka ardhur edhe deri te ndërprerja me furnizim me ujë të pijes për qytetarët.
Ekspertët e fushës përkatëse kanë arritur ta ndalin ujin dhe të evitojnë rrezikun e vërshimeve të shtëpive përreth kanalit të Ibër-Lepencit, përveç një shtëpie e cila është vërshuar, dhe aktualisht nuk ka dëme të tjera. Ka prani të shtuar të forcave policore dhe ekipeve tjera përkatëse në vendin e ngjarjes.