Kurti tha se “patriotët janë në diasporë”, Molliqaj: Rrehja shpinën, kapja votën

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Kurti në Frankfurt se “patriotët e punëtorët më të mëdhenj janë në diasporë, jo në Kosovë”. Molliqaj ka konsideruar se kjo deklaratë është bërë për të “kapur votat”, shkruan lajmi.net. “Rrehja shpinën, kapja votën, – kështu mund të përshkruhet diskursi i Kurtit me diasporën.…

Lajme

10/11/2024 18:55

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Kurti në Frankfurt se “patriotët e punëtorët më të mëdhenj janë në diasporë, jo në Kosovë”.

Molliqaj ka konsideruar se kjo deklaratë është bërë për të “kapur votat”, shkruan lajmi.net.

“Rrehja shpinën, kapja votën, – kështu mund të përshkruhet diskursi i Kurtit me diasporën. Gjithçka që kemi vjen prej diasporës. Diaspora është edhe masa edhe maza, edhe sasia edhe cilësia. Përgjigjen e kundërt, tipike për elitat e mbetura pa pushtet e kemi në Kosovë. Me një cinizëm përçmues, ajo na thotë se diaspora është një tufë injorantësh – gërrnaqa. Asnjëra s’është e vërtetë, diaspora nuk është as popull i zgjedhur, as llum. Njëjtë si këtu, aty ka edhe injorancë dhe mendje të holla; ka punëtorë të mirë, siç ka edhe parazitë. Një diskutim i vërtetë me diasporën është i nevojshëm. Ajo është shumë e rëndësishme për ta lënë të instrumentalizuar kështu”, ka shkruar Molliqaj në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: