Kurti tha se do t`i kthehet pasuria e vjedhur nga politikanët popullit, Berisha: A e ke fjalën për Pecin?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se “do t`i kthehet pasuria e vjedhuur nga politikanët popullit”, e për këtë ka reaguar kandidati i NISMA-s për deputet, Zafir Berisha. Berisha përmes një postimi në Facebook, e pyeti Kurtin nëse e ka fjalën për paratë e vjedhura nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, shkruan lajmi.net. “Albin…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se “do t`i kthehet pasuria e vjedhuur nga politikanët popullit”, e për këtë ka reaguar kandidati i NISMA-s për deputet, Zafir Berisha.
Berisha përmes një postimi në Facebook, e pyeti Kurtin nëse e ka fjalën për paratë e vjedhura nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, shkruan lajmi.net.
“Albin Burdushi sot paska filluar me shpërnda hajmali për xhematin e vetë. Kur foli për me ja u marrën pasurin politikanëve të korruptuar, a e patë flalin për Pecin që ju kishte dhën parat e popullit si me i gjetën në baqe të babës, militantëve të regjimit!? Ishalla e kthen grurin, vajin dhe sheqerin që i ka vjedhën Rozeta me kumarën e tij Ridin, e çmimet lirohen pakë në këtë dimër të ftohtë me rrena të nxehta”, ka shkruar Berisha në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: