Kurti të hënën viziton Maqedoninë e Veriut
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të hënën do të zhvillojë një vizitë në Maqedoninë e Veriut, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka njoftuar se Kurti atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të…
Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të hënën do të zhvillojë një vizitë në Maqedoninë e Veriut, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka njoftuar se Kurti atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet.
Ndërsa, ai bëri të ditur realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik.