Kurti takon yllin e madh të futbollit Lorik Cana
Kryeministri Albin Kurti ka takuar sot yllin e madh të futbollit Lorik Cana me të cilin ka diskutuar mbi masivizimin e sportit kosovar. Lorik Cana para pak ditësh, në Tiranë shfaqi dokumentarin për arbëreshët e Italisë dhe Kurti tha se kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare po vazhdon me punët e mira për promovimin e kulturës…
Lajme
Kryeministri Albin Kurti ka takuar sot yllin e madh të futbollit Lorik Cana me të cilin ka diskutuar mbi masivizimin e sportit kosovar.
Lorik Cana para pak ditësh, në Tiranë shfaqi dokumentarin për arbëreshët e Italisë dhe Kurti tha se kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare po vazhdon me punët e mira për promovimin e kulturës kombëtare shqiptare.
“Sot u pamë për të diskutuar mbi punët e mira që po bëjmë në sport. Në veçanti, vlerësuam rëndësinë e masivizimit të sportit e aktivitetit fizik, për t’i bërë pjesë të kulturës së përgjithshme të shoqërisë. Përherë kënaqësi biseda me Lorik Canën, djaloshin nga Gjakova që ka meritë të madhe në mirëmbajtjen e frymës së atdhedashurisë”, ka shkruar Kurti.
Kurti për herë të fundit me Lorik Canën ishin takuar gjatë evropianit të futbollit në Gjermani, në mbështetje të kombëtares shqiptare.