Kurti takon veteranë e invalidë të luftës së UÇK-së
Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi dhe Hyzri Musliun, Naim Gashin dhe Safedin Zukën, veteranë e invalidë të luftës, me të cilët ka biseduar mbi nevojën e nismës ligjore për mbrojtjen e vlerave të luftës. Përtej rregullimit të kompensimit të plotë të…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2024/04/k.png)
Lajme
Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi dhe Hyzri Musliun, Naim Gashin dhe Safedin Zukën, veteranë e invalidë të luftës, me të cilët ka biseduar mbi nevojën e nismës ligjore për mbrojtjen e vlerave të luftës.
Përtej rregullimit të kompensimit të plotë të shpenzimeve lidhur me protezat e invalidëve të luftës, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, u përmend edhe buxheti i rritur për barnat në vlerë 60 milionë dhe zbatimi i Ligjit të ri për Çmimin e Barnave.
Kurti theksoi përkushtimin dhe punën e vazhdueshme në adresimin e nevojave dhe mbrojtjes së të drejtave të veteranëve dhe invalidëve të luftës.