Kurti takon një senator amerikan: Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona
Kryeministri Albin Kurti po qëndron në SHBA ku edhe është takuar me senatorin demokrat, Peter Welch, në margjina të Konventës Kombëtare Demokratike. Kurti e theksoi se Welch kishte vizituar Kosovën menjëherë pasi ndodhi sulmi terrorist i Banjskës, ndërsa tha se me të ka folur për thellim të bashkëpunimit mes Kosovës dhe SHBA-së, si dhe për…

Lajme
Kryeministri Albin Kurti po qëndron në SHBA ku edhe është takuar me senatorin demokrat, Peter Welch, në margjina të Konventës Kombëtare Demokratike.
Kurti e theksoi se Welch kishte vizituar Kosovën menjëherë pasi ndodhi sulmi terrorist i Banjskës, ndërsa tha se me të ka folur për thellim të bashkëpunimit mes Kosovës dhe SHBA-së, si dhe për “eksplorim të rrugëve të reja për bashkëpunim”.
“Kënaqësi e madhe të takoja senatorin Peter Welch, një mik i Kosovës, i cili vizitoi vendin tonë menjëherë pas sulmit terrorist që i mori jetën Afrim Bunjakut vitin e kaluar. Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona në frontin ekonomik dhe politik, si dhe eksplorimin e rrugëve të reja për bashkëpunim”.
Kurti tha se senatorit amerikan i ka folur edhe për “progresin e rëndësishëm që ka bërë Kosova dhe përpjekjet e qeverisë për ngritjen e të gjithë shoqërisë sonë, siç është edhe arsimit i lartë falas”.
Më herët, Kurti është takuar edhe me senatorin Chris Murphy, me të cilin tha se ka folur “rreth zhvillimeve në vend, situatën e sigurisë në rajon dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe momentin e rëndësishëm në politikën amerikane në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme të 5 nëntorit”.
It was a great pleasure to meet with @SenPeterWelch, a friend of Kosova, who visited our country immediately after the terrorist attack that took the life of Afrim Bunjaku last year. We discussed deepening the relations between our two countries on both the economic and political… pic.twitter.com/g1PSErwD8j
— Albin Kurti (@albinkurti) August 21, 2024