Kurti takohet me Vincenzo Paglian dhe ish-zëvendësministrin e Jashtëm të Italisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në takim kryetarin e Akademisë Papnore për Jetën dhe kancelarin e Institutit “Gjon Pali II”, Vincenzo Paglia dhe ish-zëvendësministrin e Jashtëm të Italisë, Mario Giro. Sipas njoftimit të ZKM-së, në këtë takim është diskutuar për “fushat potenciale të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës me…

Lajme

07/12/2022 11:42

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në takim kryetarin e Akademisë Papnore për Jetën dhe kancelarin e Institutit “Gjon Pali II”, Vincenzo Paglia dhe ish-zëvendësministrin e Jashtëm të Italisë, Mario Giro.

Sipas njoftimit të ZKM-së, në këtë takim është diskutuar për “fushat potenciale të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës me Selinë e Shenjtë në Vatikan, në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore”.

“U theksua se Kosova është vend demokratik, i ndërtuar mbi bazën e sigurimit të respektimit të drejtave dhe lirive të barabarta për të gjithë qytetarët e saj. Po ashtu, se mbrojtja e trashëgimisë kulturore paraqet një prej prioriteteve programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.