Kurti takohet me kryediplomatin gjerman, u diskutua për marrëdhëniet bilaterale, çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe procesi i zgjerimit të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me ministrin për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, ku janë diskutuar marrëdhëniet bilaterale, çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian. Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit u trajtua edhe Procesi i Berlinit dhe bashkëpunimi i mëtejmë…

Lajme

14/02/2026 23:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me ministrin për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, ku janë diskutuar marrëdhëniet bilaterale, çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit u trajtua edhe Procesi i Berlinit dhe bashkëpunimi i mëtejmë ndërmjet dy vendeve në kuadër të këtij formati, transmeton lajmi.net.

Kryeministri Kurti shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e partneritetit ndërmjet dy shteteve.

Njoftimi i plotë: 

Me Ministrin për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, diskutoi rreth marrëdhënieve bilaterale, çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes, zgjerimin e BE-së dhe Procesin e Berlinit.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës.

Ky ishte takimi i dytë bilateral i mbajtur mes tyre në muajt e fundit, pas vizitës së ministrit Wadephul nëntorin e kaluar në Kosovë./lajmi.net/