Kurti sulmon rëndë Blerim Isufajn: Po do të bëhet kryeprokuror pa vullnet timin, Osmanit e Konjufcës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka drejtuar akuza të rënda, skandaloze dhe të pakuptueshme ndaj prokurorit Blerim Isufaj për çështjen e arrestimit të drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi. I pari i qeverisë, në një ndërhyrje flagrante në sistemin e drejtësisë, ka thënë se Isufaj është i njohur për opinionin për rastin e kategorizimit të vdekjes…

Lajme

20/04/2023 12:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka drejtuar akuza të rënda, skandaloze dhe të pakuptueshme ndaj prokurorit Blerim Isufaj për çështjen e arrestimit të drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

I pari i qeverisë, në një ndërhyrje flagrante në sistemin e drejtësisë, ka thënë se Isufaj është i njohur për opinionin për rastin e kategorizimit të vdekjes së ish-shefit të AKP-së, Dino Hasanaj, si “vetëvrasje”.

Madje tha se ai s’e ka fituar asnjë rast në gjykatë dhe po do të bëhet kryeprokuror kundër vullnetit të tij, Vjosa Osmanit dhe Glauk Konjufcës.

“S’kam dyshime në prokurorinë e shtetit dhe atë sa më lart aq më shumë ekziston një disponim dhe kjo lidhet me figurën e Blerim Isufajt. Ai është i mirënjohur në skenën tonë publike që rastin e vrasjes së ish-shefit të AKP-së, Dino Hasanaj e kategorizoi në vetëvrasje. Vetëvrasjen e Hamdi Sopës e shndërroi në vrasje.Bëhet fjalë pë një prokuror që asnjë rast s’e ka të fituar në gjykatë. Dhe pikërisht ky prokuror do që të bëhet kryeprokuror kundër vullnetit të presidentes, krykuvendarit e kryeministrit”. /Lajmi.net/