Kurti: Sot vendoset për fatin e shtetit dhe politikanëve (Video)

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se qytetarët sot me votën e tyre do të vendosin për të ardhme e shtetit  dhe politikanëve në institucione.

Lajme

08/06/2014 12:15

Ai pasi ka kryer votimin tij në Fakultetin Juridik, ka ftuar qytetarët  të dalin në zgjedhje duke u bërë pjesë për të ardhme e vendit.

“Sot qytetarët  vendosnin. Ata e përcakton fatin e politikave te shtetit e politikaneve në institucione , tash demokracia nuk është mbyllur  në salla, dhoma, e ndërtesa të institucioneve,  ajo është e hapur në mbarë Kosovën , për të gjithë dhe pa dallime”.

“Sot qytetarë natyrisht  po bëhen pjesëmarrës dhe vendimmarrës për të ardhëm e shoqërisë sonë”.

Qytetarët duhet të dalin sa më shumë dhe sa më shpejt në zgjedhje, për shkak se komisionarët vëzhguesit, KQZ dhe të gjithë zyrtarë të përfshirë në këtë proces, do të kujdesën që gjithë çka të shkoj sa më mirë,  që edhe rezultati edhe procesi të jete demokratike kësi soj edhe legjitimiteti i kësaj date kaq të rëndësishme”, tha Kurti.