Kurti: S’mund të gjesh një kompani zvicerane që nuk e ka një kosovar në të

Kryeministri Albin Kurti, në Forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024, tha se Zvicra është destinacioni i pestë më i madh i Kosovës sa i përket eksportit. Madje ai shton se potencialin që kanë shqiptarët e Kosovës atje nuk duhet humbur, pasi sipas tij nuk mund të gjesh një kompani zvicerane që nuk ka një punëtor kosovar. “Është…

Lajme

21/11/2024 12:15

Kryeministri Albin Kurti, në Forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024, tha se Zvicra është destinacioni i pestë më i madh i Kosovës sa i përket eksportit.

Madje ai shton se potencialin që kanë shqiptarët e Kosovës atje nuk duhet humbur, pasi sipas tij nuk mund të gjesh një kompani zvicerane që nuk ka një punëtor kosovar.

“Është e vështirë që në një kompani zvicerane të mos gjeni ndonjë kosovarë aty, si punëtorë apo edhe menaxherë e më lartë. Ky pra është një potencial që ne duhet ta përdorim shpejt”, tha Kurti.

“Zvicra është stacioni i pesë më i madh i Kosovës sa i përket eksportit”.