Kurti: Siguria e Kosovës, themeli i rritjes së vendit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ka marrë pjesë në një panel, ku u diskutua edhe rreth Kosovës. Ai foli kryesisht rreth rëndësisë së sigurisë në Kosovë, shkruan lajmi.net. “Siguria e Kosovës dhe mbështetja për të, është themeli në të cilin shteti ynë mund të vazhdojë të rritet” ka thënë Kurti…

Lajme

13/02/2024 09:58

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ka marrë pjesë në një panel, ku u diskutua edhe rreth Kosovës.

Ai foli kryesisht rreth rëndësisë së sigurisë në Kosovë, shkruan lajmi.net.

“Siguria e Kosovës dhe mbështetja për të, është themeli në të cilin shteti ynë mund të vazhdojë të rritet” ka thënë Kurti përmes një postimi në ‘X’.

“Faleminderit Chatham House dhe UCL që më keni këtu në një panel për të diskutuar Kosovën, gjeo-politikat Evropiane, e më shumë” shtoi ai. /Lajmi.net/