Kurti: Shteti duhet të jetë edhe për të varfrit
Kryetari Lëvizjes së Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se VV-ja angazhohet për një shtet republikan, shtet të së drejtës, shtet zhvillimor e social.

Lajme
Ai këto komente i ka bërë gjatë një tubimi me qytetarët e Prizrenit, ku bashkë me kandidatët për deputetë të kësaj lëvizje si, Mytaher Haskuka, Artan Abrashi, Nora Arapi, Velizake Thaçi – Celina dhe Levent Kasemi, kanë prezantuar planet e LVV-së gjatë mandatit qeverisës.
Kurti ka thënë se tatimi progresiv është politikë e duhur për ta përmirësuar mesataren e popullit.
“Ne besojmë se shteti duhet t’u dalë në ndihmë atyre që më së shumti kanë nevojë e këta janë shtresa e mesme dhe sidomos ajo e varfër, sepse ata nuk shkojnë në shkolla e spitale private sikur milionerët e Kosovës”, ka theksuar ndër të tjera Kurti.