Kurti shkon për ngushëllime tek familja e zyrtarit të FSK-së që thuhet se vdiq derisa punonte në ndërtimtari
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe deputetë të Kuvendit, vizituan për ngushëllime familjen Musliu në Drenas. Ai u shprehu familjarëve dhe miqve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre, Liman Musliu, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin kombëtar dhe shërbimin…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe deputetë të Kuvendit, vizituan për ngushëllime familjen Musliu në Drenas.
Ai u shprehu familjarëve dhe miqve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre, Liman Musliu, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin kombëtar dhe shërbimin ndaj vendit dhe Forcës së Sigurisë së Kosovë.
I ndjeri Liman Musliu ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe zyrtar civil në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së.
Kujtojmë se ditë më parë u raportua se zyrtari i FSK-së, Liman Musliu, u nda nga jeta të shtunën derisa po punonte në ndërtimtari. Po ashtu u tha se shkaku i kushteve të vështira ekonomike ai u detyrua që të punojë edhe diçka tjetër, jashtë FSK-së. Si shkak i një aksidenti gjatë punës ai edhe humbi jetën./Lajmi.net/