Kurti pyetet për deklaratën e Osmanit për “prishjen” e marrëdhënieve me aleatët: Kam qenë në bashkërendim me presidenten
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka qëndruar në Podujevë. Kurti me këtë rast ka komentuar deklarata e presidentes Vjosa Osmani, në fjalimin e saj vjetor që pati javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës. Me këtë rast, Kurti u pyet në lidhje me këto deklarime ku ndër të tjerash Osmani tha se “Nuk bën…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka qëndruar në Podujevë.
Kurti me këtë rast ka komentuar deklarata e presidentes Vjosa Osmani, në fjalimin e saj vjetor që pati javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës.
Me këtë rast, Kurti u pyet në lidhje me këto deklarime ku ndër të tjerash Osmani tha se “Nuk bën të luhet bixhoz me aleatët”, duke iu referuar raporteve të tensionuara të Qeverisë me aleatët.
Kurti tha se gjithmonë ka qenë në komunikim edhe me presidenten Osmani sa i përket politikës së jashtme.
“Unë vazhdimisht kam qenë në komunikim, bashkërendim me presidenten Osmani, kryeparlamentarin Konjufca dhe ministren Gërvalla sa i përket politikes së jashtme. Të arriturat i kemi të përbashkëta dhe kësisoj duhet të vazhdohet. Të gjitha vështirësitë, sfidat nuk ka të tilla që nuk i tejkalojmë. Besoj që kurrë nuk ka qenë veriu më i sigurt se tani”, tha ai./Lajmi.net/