Kurti publikon pamje nga takimi me Erdogan, e falënderon për përkrahjen e Turqisë ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth vizitës së tij në Turqi, ku është takuar me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan. Kurti përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ambasadorin e Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi dhe ish-kryetarin e Komunës së Prizrenit,…

Lajme

03/02/2023 23:15

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth vizitës së tij në Turqi, ku është takuar me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.

Kurti përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ambasadorin e Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi dhe ish-kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, kanë udhëtuar për vizitë pune në qytetin e Stambollit, shkruan lajmi.net.

“Përgjatë takimit dhe darkës së punës biseduam për raportet tona miqësore dhe për mënyrat sesi mund t’i thellojmë e forcojmë ato. Diskutuam për mundësitë reja të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik e tregtar dhe të sigurisë e mbrojtjes. I jemi përherë mirënjohës Turqisë për mbështetjen e pakursyer në çdo etapë të ndërtimit të shtetit tonë e shumë fusha të zhvillimit të tij”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka thënë se e ka falënderuar presidentin turk, Taip Erdogan për mikpritjen e përzemërt dhe për përkrahjen e zëshme të Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Këshillin e Evropës.

Postimi i plotë i Kurtit: