Kurti pret në takim për herë të parë shefen e zyrës së KiE-së në Kosovë, flasin për mundësitë e reja të bashkëpunimit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Mary Ann Hennessey. Ky takim e shënon takimin e tyre të parë, me ç’rast Kurti theksoi bashkëpunimin e mirë me Zyrën e Këshillit të Evropës në Kosovë dhe e falënderoi për bashkëpunimin e ngushtë në…

Lajme

15/08/2024 14:51

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Mary Ann Hennessey.

Ky takim e shënon takimin e tyre të parë, me ç’rast Kurti theksoi bashkëpunimin e mirë me Zyrën e Këshillit të Evropës në Kosovë dhe e falënderoi për bashkëpunimin e ngushtë në avancimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe promovimin e të drejtave të njeriut, njoftojnë nga zyra e kryeministrit.

Ai e njoftoi me progresin gjatë qeverisjes në forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit, që është vlerësuar nga indekset ndërkombëtare, politikat e punësimit dhe të mirëqenies, nga të cilat, siç thuhet në kumtesë, kanë përfituar të gjithë qytetarët pa dallim.

Poashtu, në takim u diskutua edhe për projektet aktuale që Zyra e Këshillit të Evropës po zbaton në Kosovë dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit.