“Kurti po vazhdon t’i minojë partneritetet strategjike të Kosovës”

Visar Xhambazi, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, ka reguar në platformën e tij “X”, rreth raporteve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Ai ka treguar se Kryeministri Kurti po vazhdon të luajë me kutinë e tij dhe të minojë partneritetet strategjike të Kosovës. Ndërsa para disa ditëve Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, e ka demantuar Kryeministrin Kurti…

Lajme

21/02/2024 13:45

Visar Xhambazi, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, ka reguar në platformën e tij “X”, rreth raporteve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Ai ka treguar se Kryeministri Kurti po vazhdon të luajë me kutinë e tij dhe të minojë partneritetet strategjike të Kosovës.

Ndërsa para disa ditëve Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, e ka demantuar Kryeministrin Kurti për deklaratën e tij se marrëdhëniet nuk janë prekur me ShBA-të. 

Postimi i plotë i përkthyer:

Kurti: Me SHBA-në nuk pajtohemi për gjithçka, por marrëdhëniet janë të mira.

Jo ata nuk jane. Kështu humbet besueshmëria e një lideri mes partnerëve ndërkombëtarë.

Kurti vazhdon të luajë me kutinë e tij dhe të minojë partneritetet strategjike të Kosovës./Lajmi.net/