Kurti: Po tentohet referendum i Serbisë në Kosovë për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë

15:36 | 15 Janar 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur edhe një fjalim në Kuvendin e Kosovës në lidhje me çështjen e tentimit të Serbisë që referendumin e saj kushtetues ta mbajë edhe në territorin e Kosovës.

Kurti para deputetëve ka thënë se është hera e parë që Serbia po tenton të mbajë referendum që prej shpalljes së pavarësisë, shkruan lajmi.net.

“Kuvendi e ka thënë gjithnjë fjalën e vet për çështje të sovranitetit. Kjo çështje bëhet aktuale edhe sot. Kuvendi edhe në Rezolutën e vitit 2012 ka kërkuar nga Qeveria. Edhe tash s’ka pse të jetë ndryshe. Kuvendi e tregon edhe vullnetin e vet politik. Thirrja e seancës bëhet edhe me 40 nënshkrime të deputetëve, por kjo bëhet më e lehtë kur e thërret kryeministri”, tha Kurti.

“Referendumi herën e fundit kur e kanë mbajtur ata ka qenë në vitin 2006 në kohën kur bëheshin bisedime për statusin e Kosovës. Prej që është shpallur pavarësia e Kosovës, nuk ka pasur tentim për t’u mbajtur referendum në Kosovë”, tha Kurti në fund. /Lajmi.net/