Kurti përsëritë dy kushtet për bllokun opozitar
Albin Kurti ka përsëritur kushtet që Lëvizja Vetëvendosje i ka për bllokun opozitar LDK-AAK-Nisma, për t’i mbështetur ata në mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Lajme
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me deputetët tjerë e këtij subjekti politik, janë kanë mbushur sot formularët për të qenë pjesë e legjislaturës së re të Kosovës.
Ai tha se Grupi Parlamentar i VV-së do të jenë konstruktivë si grup parlamentar në legjislaturën e ardhshme.
Kreu i VV-së theksoi se deri të dielën koalicioni LDK-AAK-Nisma duhet të përgjigjet nëse do t’i plotësojnë dy kriteret themelore të Vetëvendosjes në mënyrë që anëtarësia e kësaj të fundit të vendosë nëse duan të jenë pjesë e koalicionit qeverisës dhe ose pjesë e mbështetjes së koalicionit.
Kurti tha se kjo gjithsesi duhet të bëhet para seancës konstituive, e cila është paralajmëruar të mbahet më 17 korrik.