Kurti për vrasjen e tre vëllezërve Bytyqi: Epoka e mosndëshkimit të krimeve të tmerrshme nga Serbia duhet të marrë fund
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar vrasjen e tre vëllezërve Bytyqi nga forcat serbe. Ai përmes një postimi “X”, ka shkruar se trupat e tre vëllezërve të rinj shqiptarë kosovarë, të cilët ishin gjithashtu shtetas amerikanë, u gjetën në një varr masiv menjëherë pas luftës. Kurti ka thënë se Agroni, Mehmeti dhe Ylli u…

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar vrasjen e tre vëllezërve Bytyqi nga forcat serbe.
Ai përmes një postimi “X”, ka shkruar se trupat e tre vëllezërve të rinj shqiptarë kosovarë, të cilët ishin gjithashtu shtetas amerikanë, u gjetën në një varr masiv menjëherë pas luftës.
Kurti ka thënë se Agroni, Mehmeti dhe Ylli u vranë në paraburgimin e policisë serbe, me plumba në kokë, ndërsa duart e tyre ishin të lidhura.
“Megjithatë askush nuk është mbajtur përgjegjës. Epoka e mosndëshkimit të krimeve të tmerrshme nga Serbia duhet të marrë fund”, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë:
The bodies of three young Kosovar Albanian brothers, who were also U.S. citizens, were found in a mass grave shortly after the war. Agron, Mehmet, and Yll were killed in Serbian police custody, with bullets to their heads while their hands were tied. Yet nobody has been held… https://t.co/KAa4NLMKza
— Albin Kurti (@albinkurti) July 8, 2024