Kurti për raportin e Gallup-it: Dëshmi e progresit tonë të vazhdueshëm shoqëror dhe institucional

Sipas raportit të fundit të Gallup-it mbi Sigurinë Globale, Kosova është renditur në mesin e vendeve ku njerëzit ndihen më së shumti të sigurtë për të ecur vetëm në rrugë gjatë natës. Lidhur me këtë, ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili ka thënë se raporti raporti i Gallup-it, është dëshmi e…

Lajme

27/09/2024 14:54

Sipas raportit të fundit të Gallup-it mbi Sigurinë Globale, Kosova është renditur në mesin e vendeve ku njerëzit ndihen më së shumti të sigurtë për të ecur vetëm në rrugë gjatë natës.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili ka thënë se raporti raporti i Gallup-it, është dëshmi e progresit shoqëror e institucional.

Përmes një postimi në platformën “X”, kryeministri ka përgëzuar institucionet e zbatimit të ligjit për sigurinë që u ofrojnë qytetarëve të Kosovës

“Kjo është një tjetër dëshmi e progresit tonë të vazhdueshëm shoqëror dhe institucional gjatë viteve të fundit. Dua të përfitoj nga ky rast për të uruar agjencitë tona të zbatimit të ligjit që i bëjnë qytetarët tanë të ndihen të sigurt”, ka shkruar Kurti.