Kurti për mërgimtarët që duan të investojnë në Kosovë: Ua garantojmë kreditë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për mërgimtarët. Ai ka thënë se këtë vit bashkë me policën e sigurimit përfshihet edhe një dritare garantuese kreditore, e cila do të hapet javën që po vjen. “Përmes saj do të garantojmë huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të kthehen…

Lajme

14/07/2024 18:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për mërgimtarët.

Ai ka thënë se këtë vit bashkë me policën e sigurimit përfshihet edhe një dritare garantuese kreditore, e cila do të hapet javën që po vjen.

“Përmes saj do të garantojmë huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të kthehen e të investojnë në vendlindjen e tyre, në republikën tonë. Këtë po e bëjmë me bindjen e plotë që potenciali i rritjes së vendit tonë dhe fuqia investuese e mërgatës sonë duhet të ecin krah për krah”, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë: