Kurti për CNN: Nuk e dorëzoj republikën demokratike para një regjimi fashist

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuar për një intervistë për mediumin amerikan CNN ku e ka komentuar situatën e tensionuar në veri. Ai ka komentuar po ashtu edhe zgjedhjet në veri, për të cilat thotë se u njohën edhe nga ndërkombëtarët. “Të gjitha trupat ndërkombëtare e njohën rezultatin e zgjedhjeve. Posa…

Lajme

30/05/2023 20:26

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuar për një intervistë për mediumin amerikan CNN ku e ka komentuar situatën e tensionuar në veri.

Ai ka komentuar po ashtu edhe zgjedhjet në veri, për të cilat thotë se u njohën edhe nga ndërkombëtarët.

“Të gjitha trupat ndërkombëtare e njohën rezultatin e zgjedhjeve. Posa të njohësh këtë rezultat, atëherë kryetarët duhet të shkojnë në objektet e komunave. Kush tjetër duhet të shkojë në këto objekte, nëse jo kryetarët?”, ka thënë Kurti.

“Nuk do ta dorëzoj republikën demokratike për shkak të një regjimi fashist”, ka vazhduar ai.