Kurti për bisedën me Macron: Shpresoj se Franca do të mbështes anëtarësimin e Kosovës në KiE pa kushte

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Francës Emmanuel Macron kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike ku kanë biseduar për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Kurti në një postim në “X” ka thënë se Macron ka insistuar në zbatimin e plotë të marrëveshjes bazë me Serbinë. “Në një telefonatë me Presidentin Macron, e falënderova…

Lajme

23/04/2024 23:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Francës Emmanuel Macron kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike ku kanë biseduar për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Kurti në një postim në “X” ka thënë se Macron ka insistuar në zbatimin e plotë të marrëveshjes bazë me Serbinë.

“Në një telefonatë me Presidentin Macron, e falënderova për mbështetjen e palëkundur të Francës për Kosovën dhe shpreha besimin tonë se Franca do të mbështesë Kosovën në Këshillin e Evropës, pa parakushte të mëtejshme, në përputhje me opinionin e Asamblesë së Këshillit të Evropës dhe votë historike. Gjithashtu insistova në respektimin dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes bazë”, ka shkruar Kurti.

Kreu i Francës ka kërkuar përparim të shpejt për Asociacionin e komunave me shumicë serbe duke ndërlidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Postimi i plotë: