Të Infektuar: 57.028

Të Shëruar: 50.184

Të Vdekur: 1.433

Kurti pas kandidimit për kryeministër: Marrëdhëniet me Serbinë do të ndërtohen mbi reciprocitet

18:17 | 14 Janar 2021

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti në mbledhja e 43-të e Këshillit të Përgjithshëm është propozuar si kandidat për kryeministër.

Në fjalën e tij Kurti tha se në marrëdhëniet me Serbinë, Kosova do të aplikojë parimin e reciprocitetit.

“Marrëdhëniet me Serbisë do të ndërtohen mbi reciprocitet mbi bazën e të kaluarës së afërt që nuk është mbyllur, me gjetjen e personave të zhdukur dhe me ndjekje të kriminelëve të luftës”, ka thënë ai.

Lexo edhe: 

Vetëvendosje e propozon Albin Kurtin si kandidat për kryeministër

Tutje Kurti tha se me qeverinë e ardhshme marrëdhëniet me SHBA-në do të forcohen.

“Marrëdhëniet me SHBA-në në qeverinë tonë do të forcohen. Kosova e ka aleat të madh Amerikën dhe interesat tona janë të përbashkëta, forcimi i Ushtrisë dhe anëtarësimi në NATO mbesin prioritetet e qeverisë së ardhshme”, tha Kurti.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhje të dalin dhe të votojnë për partinë e tij.

“Ndodhemi në një pikë të rëndësishme për Republikën, mendojeni dhe peshojeni mirë këtë moment. Gra e burra vajza e djem mërgimtarë dilni dhe votoni për një të ardhme me Lëvizjen Vetëvendosje. Fëmija i një bujku në Kaçanik duhet të ketë mundësi të barabartë sikur një fëmijë i një avokati në Prishtinë. Mërgata jonë më në fund do të marr rolin që i takon në shoqërinë tonë”, u shpreh Kurti.