Kurti: Partitë tjera të pa shpresa
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur takim në Fushë Kosovë, ku u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë numrin 35, për ta ndryshuar situatën. Albin Kurti tha se në partitë tjera nuk ka shpresë për ndryshim.

Lajme
Kryetari i Lëvizej Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se në partitë tjera nuk ka shpresë për ndryshim. Ai gjatë fjalimit të tij në tubimin në Fushë Kosovë, tha se për të pasur shtet sovran e të zhvilluar duhen njerëz të guximshëm, duke aluduar kështu në anëtarët e Vetëvendosjes.
“Ne e duam shtetin me sovranitet, ekonominë me prodhim e shoqërinë me barazi. Për t’u bërë këto, na duhen njerëzit me vullnet, dije e guxim dhe këta njerëz janë në Lëvizjen Vetëvendosje”.
“Në partitë e tjera nuk ka shpresë për ndryshim. Ata janë bashkë se janë të ngjashëm, ata janë të ngjashëm se janë bashkë. Vendosni për të ndryshmen përmes numrit 35″.
Ndërkaq, Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti tha se në prezenca e tij në fushatë, i kontribuon edhe qytetit të Prishtinës. Duke përmendur pikat e Alternativës Qeverisëse, ai theksoi të drejtat e punëtorëve dhe tha se udhëheqja e re e Komunës së Prishtinës ka ndërhyrë në disa raste kur ka parë shfrytëzim të punëtorëve.
“Paratë të cilat deri tash janë shfrytëzuar për shpenzime të larta e teke luksoze, do të shfrytëzohen për nevojat e qytetarëve”. ka shtuar Ahmeti.
Kurse kandidati nga Fushë Kosova Avni Zogiani tha se ideja e Alternativës Qeverisëse është që ekonomia, shëndetësia, e arsimi të shpërndahen vertikalisht dhe t’u kthehen popullit. Ndërkaq, ka shtuar se Fushë- Kosova duhet të bëhet si Prishtina dhe të veprojë si Prishtina më 1 dhjetor.
“Në Komunën e Prishtinës ka ndodhur një revolucion në qeverisje sepse kryetari i Prishtinës nuk na sheh përmes xhamave të zinj, por na takon në autobus”, ka thënë Avni Zogiani.