Kurti nis vizitën në Sarajevë duke bërë homazhe tek Memoriali i Fëmijëve të Vrarë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Sarajevë, vizitë të cilën e nisi duke bërë homazhe tek Memoriali i Fëmijëve të Vrarë. Kurti përmes një postimi në “X”, ka shkruar se ky Memorial është vend i pikëllimit dhe kujtimit të thellë, shkruan lajmi.net. “Gjatë Rrethimit të Sarajevës (1992–1996), 1,601 fëmijë u vranë si pjesë…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Sarajevë, vizitë të cilën e nisi duke bërë homazhe tek Memoriali i Fëmijëve të Vrarë.
Kurti përmes një postimi në “X”, ka shkruar se ky Memorial është vend i pikëllimit dhe kujtimit të thellë, shkruan lajmi.net.
“Gjatë Rrethimit të Sarajevës (1992–1996), 1,601 fëmijë u vranë si pjesë e mizorive më të gjera të kryera gjatë Luftës së Bosnjës nga forcat serbe. Kjo figurë tragjike është përkujtuar këtu, duke na kujtuar jetët e humbura të pafajshme dhe tmerret e shkaktuara mbi civilët”, ka shkruar Kurti në “X”. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në “X”:
I started my visit to Sarajevo by laying flowers at the Memorial to the Murdered Children of Besieged Sarajevo—a place of profound sorrow and remembrance. During the Siege of Sarajevo (1992–1996), 1,601 children were killed as part of the broader atrocities committed during the… pic.twitter.com/SHQ5Ds5w6b
— Albin Kurti (@albinkurti) December 6, 2024