Kurti ngushëllon për policin e vdekur në Zhur, përmend “një qeveri ndryshe”

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e policit të Kosovës në Zhur të Prizrenit.

Lajme

28/01/2020 23:43

Polici i Kosovës ka vdekur në krye të detyrës gjatë një operacioni në Zhur të Prizrenit, shkruan lajmi.net.

Ai veç ngushllimeve ka uruar që të plagosurit e tjerë të jenë jashtë rrezikut për jetë.

E Kurti nuk e ka lënë anash as në këtë status të përmend një “qeveri ndryshe”, derisa në anën tjetër po heziton ta formojë qeverinë e re me LDK-në për shkak të posteve qeveritare.

Ky është postimi i tij;

Në orët e vona të mbrëmjes na erdh një lajm i keq. Polici Sami Thaçi paska vdekur në krye të detyrës, gjatë një operacioni kundër narkotikëve në Zhur të Prizrenit. Ngushëlloj familjen e tij dhe Policinë e Kosovës. Shpresoj që të plagosurit të jenë jashtë rrezikut dhe të bëhen mirë sa më shpejt.

Që të luftohet me sukses krimi në vend duhet trimëria e sakrifica e policëve, por duhet edhe një qeveri ndryshe, që mbështet policinë e ligjin, dhe lufton pa kompromis krimin. /Lajmi.net/